Në sfidën e lamtumirës së Forlan; Luis Suarez shfaq aftësitë si portier

Luis Suarez është vrasës përpara portave kundërshtare, por uruguajani mund të kalojë edhe në anën tjetër të barrierës dhe të bëjë rolin e portierit. Sulmuesi 32 vjecar I tregoi të gjitha aftësitë e tij në këtë rol në ndeshjen e lamtumirës nga futbolli I luajtur I Diego Forlan që u zhvillua mes Uruguajit  dhe Miqve të Forlan e përfunduar me barazimin 6-6

Suarez pasi bëri rolin e sulmuesit në pjesën e parë, në të dytën veshi dorezat dhe u shndërrua në portier. Luajti që nga minuta e 15 e kësaj pjese deri në fund duke pësuar vetëm 1 gol, ndërkohë që nuk munguan as ndërhyrjet e tij ndaj kundërshtarëve që ishin ndërhyrje të një portieri të vërtetë

Sfidanti.al