Ten Hag e ka inatin me Marcus Rashford

Manchester United ka pësuar një tjetër humbje në Ligën Premier, e katërta brenda shtatë ndeshjeve në këtë edicion. Djajtë e Kuq janë mposhtur me rezultat minimal 0-1 nga Crystal Palace dhe tani ndodhen në vendin e 10-të në tabelë. Erik Ten Hag është pyetur për fajtorin kryesor për disfatën në Old Traford, derisa ai ka pasur kritika për sulmuesin Marcus Rashford.

“Duhet të jesh më i vendosur, të jesh i gatshëm të provosh të shënosh një gol. Nuk mund të them që lojtarët nuk vrapuan, por në pjesën e fundit nuk e bëmë mirë. Duhet të tregosh më shumë gatishmëri për ta shënuar atë go. Nuk është çështje fati, nuk mund ta shpjegosh kështu, do të vijë por nuk po vjen automatikisht. Rashford duhet të investojë shumë, ekipi duhet të investojë shumë rreth tij. Ndaj Palace ne ishim në pozicione të mira, por morëm vendime të gabuara”.        

sfidanti.al