Myrto Uzuni nuk e nisi si titullar ndeshjen e Granadës në transfertë ndaj Almerias si pasojë e një problem fizik nga sfida e kaluar. Megjithatë, kjo nuk e pengoi sulmuesin e kombëtares të bëhej protagonist për të tijtë teksa shënoi golin e barazimit duke i dhuruar një pikë të çmuar Granadës.
Beratasi u aktivizua në minutën e 73-të dhe në të 86-tën gjeti rrugën e rrjetës duke barazuar ndeshjen në 3-3. Ky ishte goli i tretë për Uzunin në këtë sezon të LaLiga-s teksa sulmuesi jep një sinjal të qartë se problemet fizike janë thjesht e kaluara dhe se është sërish gati për të marrë rolin e liderit te Granada.
sfidanti.al