Të gjitha rrugët Kristiano Ronaldon e dërgojnë në … Paris!

“Nuk ka më kuptim që të kthehet tek Reali”. Këto ishin fjalët e presidenti Florentino Perez për të ardhmen e superyllit Kristiano Ronaldo. Portugezi është i pasigurt nëse mund të vazhdojë tek Juventusi, edhe sepse është i pakënaqur me rezultatet sportive, por edhe sepse klubi italian duket se nuk e ka të lehtë të përballojë barrën e 30 milionë eurove në vit që është rroga e CR7-ës. “Kristiano ka bërë shumë për Realin, dhe unë e dua shumë, – u shpreh Perezi, – por, nuk ka më sens që ai të kthehet”. Ronaldon e pëlqen Paris SG, pasi mund të zëvendësojë Kilian Mbapenë që me të vërtetë mund të shkojë në Madrid. Perez theksoi se klubi i tij do të bëjë çmos që ta marrë Mbapenë, ndërsa CR7 do të ishte zgjidhja e duhur për kampionët e Francës, të paktën afatshkurtër.

Sfidanti.al