Tangërllëku i Halandit ka ngjyrat e … Mançester Sitit!

Mediat britanike, disa prej të cilave kanë kënaqësi të botojnë edhe mbathjet që mban njeriu veshur në trup, nuk mund të mos pikasnin e të nxirrnin botërisht foton e Erling Halandit në mbërritjen në Angli për ndeshjen e Championsit. Ylli i Dortmundit zbriti në Mançester për sfidën e parë çerekfinale ndaj Sitit, dhe përshëndetja mediatike ishte “Mirëse erdhe në Mançester”. Së dyti, tabloidët pikasën çantën e tij të shpinës e cila kishte ngjyrat pikërisht të … Mançester Sitit, pra bojëqielli apo blu e çelët. E pra, mos është kjo një deklaratë (me nënkuptim, hahaha) se sulmuesi norvegjez e ka zgjedhur të ardhmen e tij? Gjithsesi, ne njerëzit e thjeshtë që punojmë për mediat shqiptare (siç janë edhe ata që punojnë për ato britanike, sigurisht), mund të themi fjalën “tangërllëk” kur mësojmë se çmimi i çantës së vogël të Halandit është 2 000 paundë stërlina.

Sfidanti.al