Futbollisti i Cadizit, Juan Cala po mendon të ndërmarrë veprime ligjore kundër mbrojtësit të Valencias Diakhaby pas akuzave për racizëm që ngriti ky i fundit, një lajm që u bë i ditur nga ‘Deportes Cuatro’. Ky informacion doli menjëherë pasi Cala foli për median duke thyer heshtjen për atë cfarë ndodhi në ndeshjen e së dielës kur tha se është i qetë dhe duke u ankuar se askush nuk e mendoi mundësinë e pafajësisë së tij për cfarë u pa
Diakhaby braktisi fushën e lojës në ndeshjen mes Cadizit dhe Valencias pas një përplasjeje me Cala që u dyshua për fyerje raciste të lojtarit të Cadiz në drejtim të mbrojtësit të Valencias. Një gjest që gjeti mbështetjen edhe të futbollistëve të tjerë të Valencias pasi edhe ata e lanë fushën e lojës për t’u kthyer më pas me kërkesë të Diakhaby
Sfidanti.al