Naço, sinjal Realit: Rinovo me Ramosin, mos ndiko në të ardhmen time!

Edhe kjo duhej! Klubi i madh spanjoll është në mes të një diskutimi të brendshëm se çfarë duhet të bëjë sezonin e ardhshëm lidhur me përbërjen e skuadrës, dhe ja ku del një nga lojtarët kryesorë që bën një paralajmërim. Ky është qendërmbrojtësi Naço, që e lidh rinovimin e kontratës nga ana e tij, me atë të kapitenit Sergio Ramos. Shpejt do të vijë koha për të biseduar për kontratën e re të Naços, dhe ai flet kështu në prag të duelit të Championsit ndaj Liverpulit.

“Rinovimi i klubit me Ramosin apo afrimi i një qendërmbrojtësi tjetër janë gjëra që ndikojnë direkt në të ardhmen time, – tha ai, – natyrisht, janë vendime që i takojnë klubit, ndërsa unë do të marr vendimet për veten time. Jam i lumtur këtu, nuk kam folur me klubin për kontratën time, por jam i qetë”. Duke komentuar për Ramosin, ai tha se “për mua është shok skuadre, dhe mik, më e mira për klubin është që Ramosi të vazhdojë, edhe për Ramosin më e mira është që të qendrojë këtu”.

Sfidanti.al