Natyrisht, kur nis një ndeshje ajo që ka ndodhur në të kaluarën nuk mundet së vetmi që ta fitojë atë. Këtë e di mirë edhe trajneri i Bajernit, Hansi Flik, ndonëse ai gjithashtu i di mirë statistikat lidhur me përballjen në çerekfinale me Paris SG. Në të kaluarën, në duele të tillë ka fituar gjithnjë kampioni i Europës kur është ndeshur me kundërshtarin në finale. Kështu ndodhi në 1996-1997 kur Juventusi eleminoi Ajaksin e Amsterdamit, në 2010-2011 kur u ndeshën sërish Interi i Milanos dhe Bajerni, apo siç bëri dy herë Reali i Madridit ndaj Atletikos në 2014-2015 e 2016-2017. Së fundi, po Reali ia doli ndaj Juventusit në 2017-2018 (e mbani mend golin me roveshatë të Ronaldos). Tashmë, i takon Bajernit që t’i vazhdojë këto suksese, veçse pritet ta ketë të vështirë pa Robert Levandovskin.
Sfidanti.al