Pep Guardiola ndërmerr një sulm të ashpër kundër organizmave më të lartë të futbollit evropian dhe atij Botëror, UEFA dhe FIFA [ër shkak të kalendarit të ngjeshur të këtij sezoni futbollistik
‘UEFA dhe FIFA i kanë vrarë futbollistët sepse kjo është me të vërtetë e tepërt-tha trajneri i Manchester City-nuk ka asnjë futbollist që të përballojë të gjith këtë as fizikisht dhe as psikologjikisht. Është e pamundur’.
Manchester City i tij është ende në garë për të fituar të gjithë trofetë sezonalë, Premier League, Champions League, FA Cup dhe Kupën e Ligës dhe tekniku katalanas tregon sekretin e serisë së gjatë të fitoreve të skuadrës së tij,
‘Futbollistët janë qenie njerëzore, jo makina-tha Guardiola-I njoh lojtarët, disa prej tyre janë gjithnjë të zemëruar se duan të luajnë përditë, por kjo nuk është e mundur. Për të garuar në të gjithë kompeticionet këtë vit pa tifozë, nëse nuk bën rotacione e ndryshime, nuk mund të jesh kompetitiv. Po të mos veproja kështu, nuk do të ishim në pozitat që jemi’
Sfidanti.al