Joselu me Alavés, Ocampos me Sevilla; dy penallti I njëjti rezultat; pritjet e bëra nga Jan Oblak në dy ndeshjet e fundit. Pritja e penalltisë së parë i dhanë mundësinë Atleticos që të shkonte në pauzën e kombëtareve me një triumph, e dyta nuk i shërbeu shumë Atleticos që e humbi ndeshjen me Sevillan
Por këto dy penallti i shërbyer Oblak që të përforcojë akoma më shumë famën si penallti-pritës. Portieri slloven ka shkuar në 9 penallti të pritura që nga momenti kur ka mbërritur te Atletico Madrid në 2014 nga 29 penallti që janë ekzekutuar në drejtim të portës së tij dhe tani është portieri I dytë që ka pritur më shumë 11 metërsha në La Liga në këto 7 vjet. Vetëm Diego Alves ka pritur më shumë penallti se ai, 10 nga 20 penallti të ekzekutuara.
Sfidanti.al