Sergio Ramos shfryn: E kam fituar të drejtën të marr vendimin që dua

Kapiteni i Madh. Mjafton të shohësh pseudonimin që i  ka vënë tifozeria e Realit të madridit për të kuptuar madhështinë e Sergio Ramos. Por edhe titulli i dokumentarit për të që do të dalë të premten e tregon këtë ‘Legjenda e Sergio Ramos dhe në këtë pikë të gjithë presin momente epike të tij. E përditshmja AS publikoi një pjesë të deklaratave të Sergio Ramos që ndër temat që preku ishte edhe ai i rinovimit me Los Blancos që po ecën me ritme shumë të ngadalta dhe nuk do të ketë zgjedhje të imponuara.

‘E kam fituar të drejtën për të marrë vendimin që dua-ishte fraza e thënë nga Sergio Ramos në një lloj shfryrje-fizikisht jam mirë dhe do të jem në nivele të larta edhe në vitet e ardhshme. Fakti që jam mirë në moshën time nuk është rastësi po punoj prej vitesh’

Këto fjalë të bën të mendosh se për Sergio Ramos tërheqja nga futbolli i luajtur është ende larg.

‘Mendoj për Championsin e pestë, Botërorin, Lojërat Olimpike-shtoi Ramos-do të largohem kur të jetë momenti i duhur, Ideja është që të jem pjesë e historisë së klubit më të mirë në botë, Real Madrid. Sot për sot tërheqjen nga futbolli e shoh shumë larg. Bëhet fjalë për një vendim personal dhe shumë të komplikuar që kur të vijë momenti, do të jetë trupi im që do ta vendosë dhe për momentin ai nuk e ka bërë ende këtë’.

Sfidanti.al