Kjo renditje e tregon më mirë se gjithçka tjetër punën kolosale që ka bërë Jurgen Klopi në “Anfild”. Trajneri gjerman e ka ngritur Liverpulin në majë duke pasur fuqi financiare shumë më të vogël sesa mjaft prej ekipeve të elitës në Europë. Sipas statistikave zyrtare, Liverpuli ka një bordero vjetore rrogash prej 140 milionë eurosh, duke qenë në vend të 10-të në kontinentin e vjetër. Në krye të kësaj renditjeje janë Paris SG me 431 milionë euro rrogë në vit për yjet e tij, dhe Reali i Madridit që shpenzon 327 milionë euro në sezon. Ndjekin Bajerni me 234 milionë euro, Mançester Junajtidi me 214, Barcelona me 202 e pastaj Çelsi me 173 milionë euro në vit, Juventusi me 163, Man. Siti me 149 dhe Interi gjithashtu me 149 milionë euro në sezon.
Sfidanti.al