Mund t’i kthehet në diçka kronike, ndaj edhe tek Juventusi shqetësohen për sulmuesin serb. Dushan Vlahoviç nuk ka qenë vetvetja në Torino, aspak në nivelet e Fiorentinës, dhe përveç kritikave për stilin e lojës së trajnerit Masimiliano Alegri, ekziston edhe frika për dëmtimin e tij. “La Gazeta delo Sport” shkruan se Vlahoviç ka një problem në rrëzë të kofshëve që mund ta pengojë, ndaj edhe duhet trajtuar me kujdes. Nga ana tjetër, sulmuesi serb mund të marrë finalen me numrin 9 të cilën sot e mban Alvaro Morata. Sulmuesi spanjoll pritet të largohet dhe kjo do të bënte që Vlahoviçi të linte bluzën me numrin 7 për të marrë “9”-ën.
Sfidanti.al