Kupa e Shqipërisë është e shkodranëve që ia dolën përkundër parashikimeve duke mundur Laçin në “Arenën Air Albania”. Suksesin e vendosi goli i Adilit në minutat e kohëve shtesë (95’) duke fiksuar rezultatin 2-1, ndërsa Vllaznia e Mirel Josës fitoi me përmbysje. Kurbinasit shënuan të parët me anë të Guindos që në minutën e 4-ët, ndërsa pastaj barazoi Hoxhaj në 18’. Kjo ishte kupa e 8-të e kuqebluve në histori, ndërsa kurbinasit e trajnerit Shpëtim Duro nuk ia dolën të merrnin të tretën. Me këtë sukses, Vllaznia siguroi edhe pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës sezonin e ardhshëm, pra siguroi Europën, diçka që Laçi e kishte bërë nëpërmjet kampionatit. Gjithsesi, finalja pati momente dhune pasi arbitrin Juxhin Xhaja e goditën me shishe tifozë të Vllaznisë, e ata të Laçin thyen stola në Arenë dhe i hodhën në fushë. Në Champions shkon Tirana, Vllaznia e nis Ligën e Konferencës nga raundi i dytë, ndërsa Laçi e Partizani nga raundi i parë.
Sfidanti.al