Trajneri i Shpresave, Alban Bushi, e bëri të qartë se nuk do të ketë më “burim” nga Kosova, dhe se ekipet përfaqësuese shqiptare do të duhet të mbahen me “miellin” e tyre. Pasi foli për një refuzim të prerë nga Italia (edhe pse ende ka shpresë), ish-sulmuesi kuqezi i njohur me nofkën “Loku” deklaroi se ka shumë talente me origjinë nga vendi ynë që po luajnë në Angli. “Në të ardhmen do ta drejtojmë vëmendjen në Angli”, – tha ai. Gjithsesi, Bushi duhet të urojë që talentet që mund të vijnë tek Shqipëria që nga futbolli anglez të mos kalojnë “stazhin” e Armando Brojës, “stazh” që u kthye në “purgator” dhe rrezikoi të transformohej në “ferr” përpara sesa tani Broja të ndodhet në “parajsë”.
Sfidanti.al