Pritej Calja, por kampion i Europës për Shqipërinë del Qerimaj!

Konkurroi në baterinë B dhe pak shpresa i jepnin për të fituar titullin dhe medaljen e artë. Erkand Qerimaj nuk është mësuar me garimin në një nivel të tillë, dhe e vërteta është që dështoi në stilin e shtytjes në ku nuk realizoi asnjë nga provat, por e shleu gjithçka në stilin tjetër. Në shkëputje, shkodrani arriti 150 kg dhe priti më pas mbrëmjen për të parë sesi do të ishin peshëngritësit e tjerë në peshën deri 73 kg në Kampionatin Europian. Për fatin (dhe meritën) e tij, Briken Calja (shpresa më e madhe e Shqipërisë) dështoi në të treja provat, ndërsa askush tjetër nuk arriti mbi 150 kg. Kështu, Qerimaj u shpall kampion i Europës në stilin e shkëputjes.

Sfidanti.al