Porta e tij mbetet e mbyllur dhe as nuk mund të flitet. Aleksis Sançez nuk ka kontakte të tjera me Arsenalin përveçse sportive, madje trajneri Arsen Venger nuk është i bindur sesa i përkushtuar është sulmuesi për kauzën e përbashkët. Në qershor, kileni mbetet pa kontratë dhe largohet me parametër 0, ndërsa për bisedime nuk bëhet fjalë. Zgjidhja e vetme është shitja shpejt e shpejt në janar, dhe pikërisht këtu fillon dëshpërimi i Vengerit.
“Të jesh a të mos jesh?”, shkruante Shekspiri, ndërsa Vengeri thotë “ta shisja apo ta mbaja?” Në verë, Pep Guardiola ofroi 60 milionë paund stërlina, afërsisht 70 milionë euro, por francezi rezistoi, ndërsa tani është gati të pranojë edhe 35 milionë paund, pra rreth 40 milionë euro. Një humbje jo e vogël edhe për një klub të madh si Arsenali.
Sfidanti.al