Sukses tek Interi, por jo tek Bajerni, përse Perishiç se do jetë sukses tek Çelsi?!

Duket se edhe kjo punë përfundoi dhe fjalët e thëna në përfundim të finales së Kupës së Italisë nuk ishin as një rastësi, dhe as një shfrim i momentit. Ivan Perishiç është shumë pranë Çelsit ku mund të vazhdojë karrierën sezonin e ardhshëm, pasi shënoi 6 gola dhe shërbeu 6 asistë për Interin në 33 ndeshje të Serisë A. Ai shënoi 2 gola ndaj Juventusit në finalen e Kupës, të fituar 4-2. Lojtari kroat i krahut përfundon kontratën në Milano dhe shkon në Londër me parametër zero, e për Çelsin do të ketë vetëm shpenzim për rrogën. Bashkë me të, “kolonia kroate” në “Stemford Brixh” përfaqësohet edhe nga Mateo Kovaçiç. Në moshën 33-vjeçare, Perishiç beson se mund të jetë ende në nivelet e larta, ndonëse tek Bajerni nuk u mbajt nga trajneri Hansi Flik.

Sfidanti.al