Bergomi: Shanset e Interit për titullin u rritën me 5% pas fitores me Juven!

Që në fillim thotë se është e kotë që të bëhen parashikime, pasi as ai dhe as të tjerët nuk janë “parashikues” apo “magjistarë”. Interi vërtet ka ende shpresa për titullin kampion, por nuk e ka veten në dorë dhe me dy ndeshje që mbeten Milani është favorit. Xhuzepe Bergomi, një nga legjendat zikaltër që e di se çdo të thotë të fitohet një titull, thotë se gjithsesi ka më shumë mundësi për t’ia dalë tani. “Shanset për titullin janë rritur me 5 për qind pas fitores së Kupës ndaj Juventusit, – thotë ish-kapiteni, – kupa është një shtysë më shumë dhe Interi ka detyrë që të besojë deri në fund”.

Sfidanti.al