Portieri që ndaloi penalltinë e Paulo Dibalës vitin e kaluar, u bë barrikadë për Kristiano Ronaldon këtë herë. Tomas Strakosha tregoi vlerat e tij duke mos lejuar portugezin “e artë” që të shënonte golin e parë në Serinë A, edhe pse luajti ndeshjen e dytë. Gjithsesi, numri 2 i kombëtares shqiptare nuk mundi të ndalonte Juventusin, dhe të shpëtonte Lacion në stadiumin “Alianc Arena” të Mynihut.
Ishin Miralem Pjaniç e Mario Manxhukiç që realizuan golat e suksesit 2-0 të kampionëve, që me 6 pikë në dy takime, janë në rrugë të mbarë për të ruajtur titullin e fituar 7 herë radhazi. Strakosha ndaloi gjuajtjet e rrezikshme të Bernardeskit, dhe dy herë të Ronaldos, duke merituar lavdërime. Lacio e nisi më mirë ndeshjen, duke krijuar dy raste për të shënuar, por nuk ia doli.
Ronaldo të kërkojë tani të shënojë në ndeshjen e tretë të tij në Serinë A, ndërsa Juventusi i Masimiliano Alegrit shkon të luajë në fushën e Parmës, ekipit të sapongjitur nga kategoria.
Sfidanti.al