Spanja më pak madrilene në më shumë se 70 vjet

Vetëm dy lojtarë të Realit janë thirrur nga Luis Enrike në kombëtaren iberike për Kupën e Botës. Këta janë Dani Karvahal e Marko Asensio dhe pasqyrojnë “Realitetin” sepse ekipi i Ançelotit është më shumë një internacionale sesa një produkt i Akademisë së klubit. Kjo është Spanja me më pak madrilenë në 72 vjet kur vjen puna te Kupat e Botës, sepse vetëm në 1950 në Brazil, “Furitë e Kuqe” shkuan me vetëm 1 lojtar të Realit, Luis Molovnin. Në të kundërt, Barcelona është ekipi me më shumë lojtarë, plot 7: Erik Garsia, Zhordi Alba, Buskets, Gavi, Pedri, Ferran dhe Ansu Fati!

Sfidanti.al