Megajer shkon në Botëror me Anglinë, por Man. Junajtid mendon “ta heqë qafe”

Është kapiteni i djajve të kuq dhe njëri nga lojtarët më të besuar të trajnerit të kombëtares, Garet Sauthgejt. Ky është Harri Megajer që mban shiritin tek Man. Junajtidi dhe që shkëlqeu në Kupën e Botës 2018 në Rusi. Pavarësisht rënies së formës dhe kritikave, Sauthgejti e mori sërish tek Anglia në Katar, pra ai do të jetë në Botëror, por mediat angleze shkruajnë se e ardhmja me ekipin e klubit nuk duket shumë e mirë. Lajmet janë që trajneri i Junajtidit, Ten Hag, dëshiron ta sakrifikojë verën e ardhshme për të mbledhur para për të marrë lojtarë të tjerë. Gjithsesi, në “Old Traford” e dinë se do të humbasin mjaft financiarisht sepse Megajeri u mor për 80 milionë paundë stërlina.

Sfidanti.al