Flitet për “tym të bardhë”, por a do të bindet Shkriniari nga 6.5 milionë eurot rrogë të Interit?!

Mediat italiane janë të bindura se shpejt do të ketë një lajm të mirë. Sipas “La Gazeta delo Sportit”, së shpejti do të ketë “tym të bardhë” në bisedimet mes Interit dhe Milan Shkriniarit për rinovimin e kontratës. Kushtet e zikaltërve janë 6.5 milionë euro rrogë në sezon si dhe shpërblimet e ndryshme, plus shiriti i kapitenit, ndërsa nga ana tjetër Paris SG thuhet se ofron 9.5 milionë euro rrogë të sigurt në sezon. Në aspektin financiar, nuk ka garë, por gjithsesi drejtuesi interist, Marota, beson se suksesi do të arrihet. Madje, Interi kërkon që Shkriniar ta rinovojë kontratën, që i përfundon në qershor 2023, përpara ndërprerjes së sezonit për shkak të Botërorit.

Sfidanti.al