Kërri shton rekordin e NBA-së dhe Golden Stejti arrin të fitojë

Pati një nga mbrëmjet më të mira të sezonit duke shënuar 40 pikë e duke ndihmuar ekipin të kalojë një provë të vështirë. Ky ishte Stefën Kërri në Arenën e San Franciskos, ndërsa vazhdon të bëhet më i mirë edhe pse po i afrohet të 35-ve. Suksesi ishte 106-101dhe Kërri realizoi 6 gjuajtje tripikëshe duke e rritur në 200 ndeshje radhazi rekordin e tij me të paktën një tripikësh. Ky është rekord i NBA-së! Uiginsi shënoi 20 pikë, Pul 18, ndërsa Drejmond Grin pati veçantinë e vetëm 2 pikëve, 9 topave në tabela e 13 asisteve.

Sfidanti.al