Solskjeri paska të drejtë për Pogbanë, në skenë del Van de Bek

Padyshim, nuk ishte një lëvizje e papritur, të paktën për ata që marrin vesh nga këto punë. Nga Pol Pogba apo Kristian Eriksen, tek Van de Bek, nuk mund të jetë një zhvendosje që mendohet brenda natës. Mesfushori i Ajaksit duket i destinuari i ri për të veshur fanelën “merenges”, dhe Reali i Madridit mund të ketë gjetur alternativën e duhur të francezit.

E tha një ditë më parë trajneri i Mançester Junajtidit, Ole Gunar Solskjer, që “jam i bindur se Pogba do të mbetet lojtar i yni”. Padyshim, “dhelpra norvegjeze” do të ketë pasur ndonjë informacion konfidencial. Van de Bek dhe Reali kanë arritur një marrëveshje, diçka që holandezi e festoi duke qenë më i miri në fushë për Ajaksin në barazimin 2-2 në fushën e Viteses, me gol dhe asist. Sidoqoftë, nuk përjashtohet mundësia që madrilenët të mendojnë sërish për Pogbanë, apo ndoshta kjo mund të ndodhë verën e ardhshme. Vetë kampioni i botës e ka dëshirë të thekur që të luajë në “Bernabeu”.

Sfidanti.al