Ç’lidhje ka shtatzania e Uandës me fanelën e re të Ikardit?!

Në Itali është bërë çështje, po insistohet gjithnjë e më shumë se ajo është sërish me barrë. Uanda Nara pritet, pra, që të bëjë një tjetër fëmijë, por nuk kuptohet mirë se përse këtë e lidhin me të ardhmen e burrit të saj, Mauro Ikardit! Sulmuesi duket se po ushtron presion të fortë që të mbetet tek Interi, ose të paktën “kjo është loja”, duke thënë se ka kaluar afati për të kryer një transferim, që ishte fundi i korrikut, dhe se tani do të mbetet zikaltër.

Ikardi e di se nuk do t’i jepet më shiriti i kapitenit, ndoshta e ka të qartë se Antonio Konte dhe Bepe Marota nuk e duan në ekip, por ndoshta vetëm kështu mund të arrijë një kalim të dëshiruar tek Juventusi, apo kudo qoftë. Argjentinasi dëshiron të fitojë tituj e të jetë protagonist, diçka që mund ta bëjë në Torino.

Sa për Uandën, ajo ka 5 fëmijë, 3 me burrin e parë, Maksi Lopezin, dhe dy me Ikardin. Ndoshta, ka dëshirë që “rezultati të barazohet” dhe të mos jetë në “avantazh” njeriu me të cilin tani urrehet.

Sfidanti.al