Siti kalon Realin, është klubi me vlerën më të lartë në botë

Flasim për emrin (brand), dhe anglezët janë tani në vendin e parë duke e shtuar vlerën e stemës së tyre me 15 për qind në vetëm një vit. Mançester Siti vlen si emër 1.29 miliardë paundë stërlina (sipas vlerësimit të mediave britanike), ndërsa Reali i Madridit ka humbur 3 për qind të vlerës dhe është tani në shifrën 1.26 miliardë paundë. Këtë përfundim e sjellë një raport i agjencisë së specializuar “Brand Fajnens” (Brand Finance). Në vend të tretë Barcelona me vlerë 1.185 miliardë, Man. Junajtidi i katërti me 1.174 miliardë, Liverpuli i pesti (1.173) , pastaj Paris SG (976 milionë), Bajerni (949), Arsenali (782), Totenhemi dhe Çelsi. Pra, 6 klube angleze në 10 të parët.

Sfidanti.al