Si po e ndryshon Konte Totenhemin? Janë trefishuar trajnerët e fitnesit!

Përgatitja fizike, ushqimi dhe morali janë po aq të rëndësishme sa taktika dhe teknika, në mos edhe më shumë. Antonio Konte e ka ditur këtë gjë që kur ishte futbollist, dhe është nga ata që kanë aftësinë t’ia tregojnë edhe lojtarëve në rolin e trajnerit. Italiani po ia arrin qëllimit tek Totenhemi për ta kthyer ekipin e tij në pretendent për në Champions, me synimin për të qenë edhe më lart sezonin që vjen. Mediat angleze shkruajnë se Konte ka ndryshuar numrin e ndihmësve të tij duke trefishuar trajnerët e përgatitjes fizike (fitnesit). Ish-trajneri i Juventusit, Çelsit, Italisë dhe Interit, po merret me çdo detaj sado të vogël, ndërsa ekipi ka më në fund mentalitetin fitues, lojë kolektive dhe një taktikë të vërtetë. Treshja sulmuese është kthyer në më të mirën në Premier Ligë. Tekniku bën seanca me analiza në video, ndërsa u ka kërkuar lojtarëve që “të jeni po aq të mërzitur sa unë kur nuk arrijmë të fitojmë”.

Sfidanti.al