Në Madrid mendojnë ndryshe dhe tifozët janë të bindur se skuadra e tyre do të fitojë titullin e 14-të në Champions. Sukseset në raundet me eliminim direkt nuk ishin dosido, por ndaj ekipeve të fuqishëm si Paris SG (me treshen Mesi-Nejmar-Mbape) si dhe Çelsit të Londrës, kampion në fuqi i Europës. Gjithsesi, ish-lojtari i Realit dhe i Italisë, Antonio Kasano, thotë me bindje se madrilenët kanë qenë me fat. “Reali ka pasur fat të jashtëzakonshëm sidomos ndaj Çelsit, – tha Kasano, – Madridi nuk luajti aspak mirë ndaj Çelsit dhe PSG-së. Gjithsesi, vjen një ditë që fati mbaron. Karlo Ançeloti nuk ka krijuar një lojë të Realit, dhe nuk ka prodhuar asnjë lojtar të ri”. Spanjollët do të ndeshen në gjysmëfinale të Championsit me Mançester Sitin.
Sfidanti.al