E ardhmja e tij duket se po qartësohet përfundimisht, dhe futbollisti po ndihet më i qetë. Erling Halandi sipas të gjitha gjasave do të shkojë tek Mançester Siti sezonin që vjen, kundrejt shitjes së kartonit për 75 milionë euro, dhe një rroge të lartë për të e një shpërblimi të madh për Mino Raiolën. Me zgjidhjen e kësaj çështjeje, për të cilën u bë shumë zhurmë, dhe me kalimin e dëmtimeve, edhe sulmuesi norvegjez po ndihet më mirë. Ai shënoi 2 gola për Dortmundin në kampionatin gjerman, në fitoren 6-1 arritur ndaj Volfsburgut në “Signal Iduna Park”. Këta ishin golat e tij të parë që në Bundesligë që nga janari. Në total, 21-vjeçari ka 82 rrjeta në 85 ndeshje me Borusian e shpreson që këtë formë ta vazhdojë edhe në Premier Ligën angleze.
Sfidanti.al