Klopi “del nga hija” dhe arrin finalen e parë të Kupës së Anglisë

Me ndeshjet fundore nuk i ka pasur punët mirë, por në këtë konkurrim problem ishte edhe që të arrinte deri aty. Jurgen Klopi provoi për herë të parë në karrierë shijen e finales së Kupës së Anglisë pasi Liverpuli fitoi 3-1 në gjysmëfinalen e “Uemblit” ndaj Mançester Sitit. Edhe pse ndodhet në “Anfild” që nga viti 2015, sërish trajneri gjerman nuk kishte pasur raport të mirë me kupën më të vjetër të botës në futboll. Në turne të tillë, ai ka fituar vetëm 1 Kupë të Gjermanisë me Dortmundin, ndërsa vetëm së fundmi përmirësoi bilancin duke fituar Championsin në 2019, Superkupën e Europës e Kupën e Botës për klubet gjithashtu në 2019, si dhe Kupën e Ligës angleze (Karabao) këtë sezon ndaj Çelsit.

Sfidanti.al