Me gjasë skuadra e tij, Mançester Junajtidi, nuk do të kualifikohet dot në Premier Ligë. Pavarësisht fitores së vështirë ndaj Noruiçit dhe humbjeve të Totenhemit dhe Arsenalit, sërish “djajtë e kuq” janë prapa, por sidoqoftë ylli i tyre kryesor nuk heq dorë nga “huqet” e veta. Kristiano Ronaldo realizoi 3 herë në “Old Traford”, pra i shënoi të tre golat (3-2), duke arritur në 21 këtë sezon. Edhe në një edicion, në të cilin ka marrë shumë kritika, dhe në të cilin nuk ka arritur ta udhëheqë ekipin drejt sukseseve dhe trofeve, CR7 ka ditur ta thotë fjalën e tij. Instinkti i shënuesit është tepër i fortë për të, ambicia po ashtu, ndaj edhe në moshën 37-vjeçare vazhdon të imponohet fizikisht në kampionatin më të vështirë të botës, Premier Ligë. Problemi i vetëm është që herë e bën shkëlqyeshëm duke shënuar disa gola në ndeshje, herë nuk “është fare në fushë”.
Sfidanti.al