Klop: Nuk duam të flasim për fitoren e katër trofeve!

Deri tani është vendosur në kabinet Kupa e Ligës (Karabao), e cila u pronësua vetëm pas penalltive në finalen ndaj Çelsit. Liverpuli fitoi një tjetër ndeshje në “Uembli”, këtë herë gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë ndaj Mançester Sitit duke arritur finalen e parë në 10 vjet, me shpresë për të fituar trofeun e parë të këtij lloji në 15 vite. Shanset janë që të kuqtë të fitojnë edhe titullin në Premier Ligë si dhe Championsin. Në Premier, ata janë 1 pikë prapa Sitit, ndërsa në Champions janë në gjysmëfinalen ndaj Vijarrealit. “Ne nuk mendojmë aspak për të fituar katër trofe, – tha Klopi, – si mund ta mendojmë diçka të tillë? Ndeshja e sotme e tregoi sesa pak mundësi ka që ne të fitojmë 4 trofe. Gjithsesi, pjesa e parë ishte nga më të mirat që kur unë jam këtu. Rezultati 3-2 më duket i drejtë”.

Sfidanti.al