Ish-mesfushori gjerman thotë se ai u trajtua keq në “Old Traford” nga trajneri portugez dhe kjo pati një arsye “të fortë”. “Unë nuk luajta shumë nën drejtimin e Murinjos, – thotë Bastian Shvajnshtajger, – ishte një situatë e vështirë dhe e vështirë, ai nuk ma shpjegoi kurrë se përse nuk luajta. Ndoshta, për shkak se unë luajta me Pep Guardiolën dhe ai nuk e kishte qejf futbollin e Guardiolës. Gjithsesi, Murinjo si trajner më pëlqeu, ai është një trajner i madh që ka fituar shumë trofe”. “Padyshim stili i lojës është i ndryshëm dhe për këtë arsye u largua edhe Ibrahimoviçi, – vazhdoi Shvajni, – nuk ishte edhe aq futboll, por më shumë stil direkt, ndonëse ai pati sukses me ekipet e tij”. Shvajnshtajgeri ishte vetëm 6 muaj me Murinjon tek Mançester Junajtidi duke luajtur vetëm 4 ndeshje, ndërsa Ibra luajti për një sezon në “Old Traford” duke shënuar 28 gola.
Sfidanti.al