Liverpuli mendon se arbitri pati mëshirë për Man. Junajtidin

Nëse rregullorja do të ishte zbatuar me përpikmëri dhe me vendosmëri, atëherë ndeshja në “Old Traford” mund të mos ishte mbyllur dot. Tek Liverpuli mendojnë se gjyqtari Entoni Tejlër pati mëshirë për Mançester Junajtidin në duelin e Premier Ligës, duke mos dashur t’i dënonte më shumë sesa humbja 0-5. Sipas të kuqve, plot 5 lojtarë të Junajtidit meritonin të kuqin, dhe jo vetëm Pol Pogba. Fred, Kristiano Ronaldo, Harri Megajer dhe Bruno Fernandes po ashtu meritonin të përjashtoheshin, por kjo nuk ndodhi. Tek Liverpuli u zemëruan sepse për të njëjtin veprim, Antuan Grizman mori të kuq në ndeshjen e Championsit.

Sfidanti.al