Pa Verratin, por me Ramosin; ky është PSG ndaj Lilës e Lajpcigut!

Synimi është për të fituar çdo trofe dhe në Ligën e Parë të Francës fillimi është shumë i mirë. Paris SG nuk ka ndërmend të rrezikojë ashtu siç bëri vjet kur titullin në vend ia mori Lila, ndërsa objektivi kryesor mbetet Championsi. Gjithsesi, ndeshjen e fundjavës në ligë pikërisht ndaj Lilës, PSG do ta ketë pa Marko Verratin, pasi mesfushori i fortë italian pësoi dëmtim ndaj Marsejës, dhe do të pushojë 4 javë. Poçetino nuk do ta ketë Verratin, kampion të Europës me Italinë, as për ndeshjen e Championsit në Lajpcig, një përballje shumë të vështirë. Gjithsesi, lajmi i mirë për trajnerin argjentinas dhe për tifozët është kthimi më në fund i Sergio Ramosit, pasi ish-kapiteni i Realit e ka kaluar plotësisht dëmtimin.

Sfidanti.al