Kur shkoi tek Paris SG, ajo u prezantua nga drejtori Leonardo, por edhe nga Zllatan Ibrahimoviç, i cili deklaroi se “nëse ju (PSG) dëshironi të fitonte, ju duhet një sulmuese suedeze”. Fjala ishte për Kosovare Asllanin, sulmuesen suedeze me origjinë shqiptare nga Kosova, e cila prej disa muajsh luan për atë që do të jetë Reali i Madridit. Për momentin, quhet CD Takon, por që nga sezoni i ardhshëm do të mbajë emrin e madh, dhe Kosovarja 30-vjeçare u bë “galaktikja” e parë e ekipit të ri.
Ajo ka shënuar 5 gola në 17 ndeshje deri tani në Spanjë, ndërsa ka shkëlqyer për Linkëpingun, Çikago Red Stars, Kristianstads, Paris SG e Mançester Sitin. Për suedinë ka luajtur 140 ndeshje e ka shënuar 37 gola, ndërsa cilësohet si “Zllatan Ibrahimoviçi” i femrave. Në kavilje ka një tatuazh, një shqiponjë të zezë me dy kokë, duke simbolizuar Shqipërinë.
Sfidanti.al