Serena Uilliams jashtë Sinsinatit, legjenda duket “hije” në prag të US Openit

U mund nga kampionia e Flashing Midousit (Flashing Meadows), por gjithsesi disfata la shije të hidhur. Kur njeriu është 40 vjeç nuk mund të krahasohet me atë që ka qenë 25 apo 30, dhe në një pozicion të tillë është Serena Uilliams, që u mposht nga britanikja Ema Radukanu në raundin e parë në turneut të Sinsinatit. Vajza 19-vjeçare ia doli në vetëm 65 minuta ndaj 23 herë kampiones së Grand Slemeve (6-4, 6-0), gjë që tregon sesi janë në të vërtetë punët. Uilliams do ta mbyllë karrierën pas US Openit dhe tifozët amerikanë, por edhe ata tifozë të saj në gjithë botën, shpresojnë ende që ajo të bëjë një paraqitje të madhe. Duket se do t’i duhet një mrekulli për këtë.

Sfidanti.al