Kohën më të mirë europiane të vitit e kishte pikërisht sprintieri britanik që kishte dhënë 9”93. Gjithsesi, në finalen e 100 metrave për meshkuj në Kampionatin Europian të atletikës, Risi Preskod nuk përsëriti dot paraqitjen që bëri në Ostravë të Çekisë në 31 maj. Kampion i Europës doli italiani Marsel Xhejkobs me kohën 9”95, gjithashtu shumë më e dobët sesa koha që ai vetë dha në Lojrat Olimpike në Tokio verën e kaluar kur triumfoi me 9”80, duke vendosur një rekord të ri europian. Pas italianit dolën dy britanikët, Zharnel Hjuzhs me 9”99 dhe Xheremiah Azu me 10”13. Xhejkob u bë i katërti sprintier në histori që del edhe kampion olimpik, edhe europian pas gjermanit Armin Hari, sovjetikut Valeri Borzov, dhe britaniku Linford Kristi.
Sfidanti.al