Lebroni kalon gjysmë miliardë USD fitime në NBA, por a e merr dot titullin?!

Kjo është pyetja e madhe që e mundon, pasi mbetet në kuotën 4, dy më pak sesa legjenda Majkëll Xhordan për të mos folur për lavdinë e shuar, Bill Rasëll, që arriti në 11 kurora! Lebron Xhejms është I vendosur që të provojë të arrijë “Air Xhordanin” dhe këtë do ta bëjë tek Lejkërsat pasi rinovoi kontratën me dy vjet, kundrejt pagesës 97.1 milionë USD, ndërsa do të ketë mundësinë ta zgjasë akordin edhe me një vit. Me këtë shifër, “Mbreti I basketbollit” do të arrijë në 532 milionë USD të fituara në karrierë si rroga e shpërblime nga klubet (Klivlend, Majemi, Lejkërs), një rekord I të gjitha kohëve. Për të fituar titullin, tani në moshën 38-vjeçare (ditëlindjen e ka në dhjetor) do t’i duhet një ekip I fortë. Ndoshta arrin ta marrë Kajri Irvingun e të largojë Rasëll Uestbrukun.

Sfidanti.al