Një tjetër goditje për Man. Junajtidin, Antoni i Ajaksit nuk vjen

Sulmuesi 22-vjeçar ishte një i përzgjedhur nga trajneri Erik Ten Hag, ndërsa punuan bashkë në Amsterdam deri majin e kaluar. Gjithsesi, lojtari ofensiv i krahut, Antoni, nuk ka dëshirë të braktisë Ajaksin për Man. Junajtidin sidomos pas fillimit të tmerrshëm të “djajve të kuq” në Premier Ligë. Dy humbje radhazi e zbritën ekipin e Ten Hagut në vendin e fundit, ndërsa klubi në “Old Traford” nuk iu afrua shifrës së kërkuar nga Ajaksi për kartonin e futbollistit, që ishte rreth 80 milionë euro. Antoni do të mendohet dy herë për të shkuar tek Junajtidi, ndërsa është në formë me ekipin holandez.

Sfidanti.al