Humbja me Benfikën, Dinamo e Kievit e bëri detyrën para atdheut!

Kur ke përballë një skuadër kaq të fortë, që eliminoi vjet Barcelonën dhe i nxorri probleme Liverpulit, natyrisht që bëhet shumë e vështirë. Dinamo e Kievit pati përpara vetes një detyrë të pamundur në plej ofin e Championsit, diçka që u duk në humbjen 0-2 në atë që ishte fusha e saj, apo stadiumi i Lodzit në Poloni, ndonëse matematikisht ende gjithçka është e hapur. Sidoqoftë, “shqiponjat” e Lisbonës do të luajnë në fushën e tyre në Portugali me epërsinë e madhe të dy golave shënuar që në pjesën e parë, nga Zhilberto (9’) dhe Gonsalo Ramos (37’). Përtej heroizmit të të besuarve të trajnerit legjendar 77-vjeçar, Mirçea Luçesku, në futboll vendos talenti dhe potenciali, elementë që ishin në favor të Benfikës. Dinamo arriti në plej of duke eliminuar ekipe që ishin favoritë si Fenerbahçen e Stambollit dhe Shturmin e Gracit të Austrisë, ndaj edhe detyrën ndaj atdheut, Ukrainës, mund të thuhet se e ka realizuar.

Plej ofi, Champions: Dinamo Kiev-Benfika 0-2, Makabi Haifa-Crvena Zvezda 3-2, Karabag-Viktoria Plzen 0-0; Të martën: Bodo Glimt-Dinamo Zagreb 1-0, FC Kopenhagen-Trabzonspor 2-1, Rejnxhërs-PSV Ajndhoven 2-2.

Sfidanti.al