Sarri, të ka gjetur vërtet një bela me Ronaldon!

Ky njeri është padyshim një egoist i madh, siç janë të gjithë ata që e quajnë veten personalitete. Kristiano Ronaldo e tregoi sërish duke bërë një veprim, mesa duket, të llogaritur mirë, duke përqafuar trajnerin e tij tek Portugalia, Fernando Santos, në përfundim të ndeshjes ndaj Lituanisë. CR7-ta luajti shënoi një tregolësh, duke sfiduar veprimin e trajnerit të tij tek Juventusi, Mauricio Sarri, dhe shqetësimet e klubit.

Përqafimi i gjatë me Santosin, ra në sy, dhe u duk sikur ishte një karshillëk për Sarrin, pra sikur i thoshte “dua atë trajner që më aktivizon, jo atë që dyshon tek unë”. Sarri e ka zëvendësuar dy herë Ronaldon këtë sezon, dhe kjo ka rënë në sy pasi është ende fillimi, ndërsa duket se nuk i ka pëlqyer aspak portugezit. Vitet e fundit tek Reali, Zidan e zëvendësoi apo e la ndonjë ndeshje jashtë, por në fazën e dytë. Për më tepër, Zidan është një legjendë e fushës, ndërsa Sarri nuk e ka pasur këtë fat. Nuk dihet sesi do të shkojë sezoni, nëse trajneri juventin do ta zëvendësojë sërish CR7-ën, por e qartë është se marrëdhënia e tyre nuk do të jetë aspak e lehtë.

Sfidanti.al