Salah-Mane, finalja e Kupës së Afrikës është “çështje e Liverpulit”

Në “Anfild” janë shokë, edhe pse shpesh egoja e secilit bën që të ketë “xixa”, por këtë herë do të jenë kundërshtare. Mohamed Salah preu biletën për finalen e Kupës së Afrikës me Egjiptin e tij, duke eleminuar vendasit e Kamerunit, e duke siguruar përballjen me Senegalin, ekipin ku luan Sadio Mane. Dy sulmuesit e Liverpulit do të kërkojnë të fitojnë trofeun e madh në kurriz të njëri-tjetrit.

Egjipti pati nevojë për penalltitë pas një ndeshjeje të vështirë ndaj Kamerunit. Nuk pati gola për 90 minuta, edhe pse pjesën e dytë kamerunasit bënë më shumë, por pa rrezik. Edhe kohët shtesë nuk dhanë gola, ndërsa tek penalltitë egjiptianët ishin shumë më gjakftohtë duke i shënuar të gjithë 11-metërshat. Kameruni shënoi vetëm 1 dhe eleminimi erdhi me shifrat 1-3. Habitshëm, Salah nuk gjuajti penallti, ndoshta ishte lënë për të gjuajtur penalltinë pestë, për të cilën nuk pati nevojë. Egjipti humbi gjatë ndeshjes trajnerin Keiroz që u përjashtua me të kuqe për protesta ndaj arbitrit.

Sfidanti.al