Deri tani, këtë sezon, ka qenë Franca që ka mbajtur rekordin për problemet me tifozët në futboll, por duket se edhe Spanja nuk dëshiron të mbetet shumë prapa. Pas goditjes së një lojtari me shufër hekuri në derbin e kupës mes Betisit e Seviljes, ja ku erdhi prova e re. Autobusi i Realit u sulmua nga mjaft tifozë baskë, ndërsa po shkonte drejt stadiumit “San Mames” ku do të luhej ndeshja gjithashtu e kupës ndaj Bilbaos vendase. Një breshëri sendesh të forta, gurë, çakmakë, shishe, monedha u lëshuan ndaj autobusit duke thyer edhe një xham, diçka që kujton sulmin e disa tifozëve të Liverpulit ndaj autobusit të Dortmundit disa vjet më parë në Champions. Për fat nuk pati probleme me lojtarët madrilenë, por autoritetet spanjolle janë shumë të shqetësuara nga përshkallëzimi i dhunës.
Sfidanti.al