“Mallkimi” për Bajernin, pas Goreckës, edhe Dejvis mungon gjatë!

Ka mundësi që lojtari kanadez i krahut të jetë jashtë fushave edhe më shumë javë sesa mesfushori i Gjermanisë, dhe kjo ia ngatërron jo pak planet trajnerit Julian Nagelsman. Bajerni do të jetë për disa kohë pa Antonio Dejvisin dhe pa Leon Goreckën, me të parin që pritet të mungojë deri në prill apo edhe më shumë. Në krahun e majtë, Nagelsmani nuk ka shumë mundësi të nivelit të Dejvisit, ku mund të vendoset Lykas Hernandez, edhe pse francezi do të donte më shumë të luante në qendër. Riçards cilësohet zgjidhje nga e keqja, ndërsa Stanishiç sapo është kthyer nga një dëmtim i gjatë. Niklas Zyle do të duhet të përdoret në qendër të mbrojtjes, ndërsa Musiala, Toliso dhe Zabicer, por edhe Roka, duhet të jenë kandidatët për në qendër të mesfushës, në krah të Kimihut. Bajerni pret Lajpcigun nesër në orën 18:30 në javën e 21 të Bundesligës.

Sfidanti.al