Ai që flet quhet Zhan-Marsel Ferre (Jean-Marcel Ferret), dhe ka qenë më parë mjek i kombëtares së “gjelave”. Ferre bën një parashikim aspak të lumtur për ish-kapitenin e Realin e Madridit, dhe thotë se Sergio Ramosi mund të jetë i detyruar që të tërhiqet nga futbolli për shkak të dëmtimeve. Sipas mjekut francez, spanjolli ka një “sindromë të muskujve”, pra një dëmtim kronik në këmbe, madje edhe majtas edhe djathtas. Qendërmbrojtësi, që mbush 36 vjeç muajin tjetër, ka kaluar me probleme këta 12 muaj, duke luajtur pak e duke e marrë veten nga dëmtimet. Ai humbi finalet e Europianit, si dhe gjysmëfinalet e Championsit, me Realin që u eleminua nga Çelsi. Tek Paris SG, Ramosi ka luajtur shumë pak, dhe nuk do të jetë në përballjen e parë ndaj madrilenëve në Champions.
Sfidanti.al