Salah është i shkëlqyer, por Liverpuli është për … kategorinë e dytë!

Në të vërtetë, nga ajo që ka arritur deri tani këtë sezon, nuk meriton të ofendohet kaq shumë, por nëse bëjmë një krahasim me të kaluarën, të kuqtë vërtet duhej të ishin në “greminë”. Disfata në fushën e Realit ishte e 10-ta këtë sezon për Liverpulin dhe kjo gjë nuk i ndodhte këtij ekipi që nga viti 1954. Ishte sezoni kur pikërisht liverpulasit ranë nga kategoria, dhe ishte përpara sesa të vinte epoka “Bill Shenkli” që t’i merrte nga kategoria e dytë, për t’i ngjitur në majat e futbollit anglez dhe atij europian.

Të gjitha këto fjalë të këqia po thuhen kur Mohamed Salah shënoi një gol të rëndësishëm edhe për atë vetë, dhe që i jep shpresë shokëve. Sulmuesi egjiptian është golshënuesi i katërt më i mirë në Europë që kur debutoi për Liverpulin 3-4 vjet më parë. Ai ka shënuar për të kuqtë 121 gola. Vetëm Kristiano Ronaldo (140), Lionel Mesi (156) dhe Robert Levandovski (177) kanë shënuar për ekipet e tyre më shumë gola në këtë periudhë, në të gjitha konkurrimet.

Sfidanti.al