Drejtuesit e Dortmund këmbëngulin: Duam që Haaland të qëndrojë, do të bisedojmë së shpejti

‘E ardhmja e Haaland? Do të bisedojmë me qetësi me Erlingun, babain e tij dhe agjentin e tij, duam që ai të qëndrojë me ne’. Kjo është ajo që tha Hans-Joachim Watzke në një intervistë për DAZN në lidhje me manovrat e nisura nga Reali I Madridit, Barcelona dhe Manchester City për të siguruar shërbimin e talentit norvegjez për sezonin 2021/2022

Haaland ka një kontratë me Borussia Dortmund deri në vitin 2024 dhe ka një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 75 milionë Eurosh por që është e aplikueshme vetëm duke nisur nga viti 2022. Por a do të pranojë 20 vjecari që të mos luajë në Ligën e Kampioneve për një sezon? Borussia që u mposht të shtunën nga Eintrachti i Frankfurtit, tani është 7 pikë larg zonës Champions në sezonin e ardhshëm. ‘Nuk ka rëndësi cfarë do të ndodhë këtë sezon dhe atë që vjen-shtoi Watzke-nuk kemi nevojë që të kërkojmë hua, të shesim futbollistë me urgjencë apo të shkarkojmë njerëz nga puna’

sfidanti.al