Urrejtje, racizëm dhe diskriminim, Arsenali gati të braktisë rrjetet sociale

Arsenali është gati të marrë në konsideratë mundësinë e daljes nga rrjeter sociale nëse nuk do të frenohen fyerjet raciste që në ditët e kaluara shtynë edhe një legjendë si Thierry henry që të mbyllë të gjithë profilet e tij. Për momentin, klubi londinez gjithnjë nëpërmjet rrjeteve sociale nisi një fushatë me hashtagun #StopOnlineAbuse  kundër cdo lloj forme diskriminimi. Arsenali është një prej klubeve me më shumë ndjekës në botë  me rreth 38 milionë pëlqime ne faqen e tij në Facebook dhe mbi 37 milionë ndjekës në Twitter dhe Instagram.

Topcinjtë bënë të ditur se duan të bashkëpunojnë me qeverinë, policinë, klubet e tjerë dhe partnerët nëpërmjet organizimit të seminareve të rregullt me futbollistët e të gjitha niveleve duke kërkuar bllokimin e përdoruesve që fyejnë e duke u kujtuar protokollet për sinjalizimet e cdo forme fyerjeje.

Në një komunikatë në faqen e tij zyrtare, Arsenali kujton se rrjetet sociale janë një prej mënyrave që I afron tifozët e të gjithë botës me skuadrat e tyre dhe futbollistët duke shtuar se në futboll e më gjerë është parë një botë online e helmuar nga urrejtja, racizmi dhe diskriminimi

Te Arsenali janë të gjithë në unison kur bëhet fjalë për luftën ndaj racizmit duke nisur nga trajneri Arteta. ‘Abuzimet duhet të eliminohen krejtësisht sepse po shkaktojnë shumë dëme-tha trajneri spanjoll-platformat e rrjeteve sociale kanë shumë përgjegjësi për këtë’

Ndërsa Shefi Ekzekutiv I klubit Vinai Venkatesham shtoi: ‘Si mund t’ia shpjegiosh një futbollisti me ngjyre që materialet e piratuara hiqen në pak minuta, ndërsa me fyerjet raciste kjo nuk ndodh?’

Sfidanti.al